Stërvitjet më të mira në ambientet e jashtme dimërore

Teksa temperaturat ulen kurse shtresat e borës trashen, ne shpeshherë zgjedhim të strukemi në ngrohtësinë e shtëpive tona. Ndonëse ftohtë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë në ambentin e jashtëm gjatë dimrit. Të mbështjellur me pallto të ngrohta, me çizme bore, dhe vetëm me fytyrën jashtë ne mund të merremi me këto aktivitete gjatë dimrit :

 Hikingu 

Bota përtej horizontit ëshyë tejet e bukur dhe atë mund ta eksploroni përmes hiking. Hiking-u është një mënyrë për të eksploruar të panjohurën dhe në të njejtën kohë për të bërë ca ushtrime të mira. Ky ushtrim dinamik është shumë i shëndetshëm për zemrën meqë mund të ulë rrezikun për sëmundjet kardiake. Poashtu ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak. Kur vie koha për të bërë hiking diku jashtë, sidomos kur bie borë, janë disa përgatitje që duhet t’i bëni: veshjet e trasha, koha e mjaftueshme për tërë udhëtimin tuaj në mënyrë që të mos detyroheni të bridhni në errësirë. Merrni kutinë e ndihmës së parë, dhe sigurohuni që keni një mbushës telefeoni të transferueshëm, llambat me bateri ekstra, ushqim, sinjal me dritë, dhe një shishe të mjaftueshme me ujë. Ne na duket që ka shumë gjëra për të mbajtur me vete përgjatë udhëtimit nëpër dëborë, por kur të shihni njëherë majat e bukura të maleve, nuk do të pendoheni që jeni drejtuar në tokën e mrekullive dimërore me pakon tuaj.

Patinazhi në akull 

Qoftë me patina hokeji ose patina tjera, patinazhi në akull është një mënyrë e mirë për të vënë trupin tuaj në lëvizje përderisa argëtoheni. Një gjë e mirë rreth patinazhit është që sheshi i patinazhit mund të jetë në oborrin tuaj të shtëpisë, nëse keni ndonjë liqen të vogël, që bie nën zero dhe qëndron në atë nivel. Dhe nëse jetoni në një qytet të madh, shumë vende

kanë sheshe patinazhi të hapura për publikun ku ju mund të kënaqeni duke kaluar një pasdite atje! E gjitha çka ju duhet është të merrni me qera patina ose të merrni tuajat. Patinazhi në akull përmirëson balancin dhe fleksibilitetin dhe është një ushtrim i mirë për zemrën. Plus, patinazhi është një ikje nga stresi që po ndodh në jetën tuaj.

 Rrëshqitja me sajë 

E dimë që tingllon si budallallëk, por e besoni apo jo, rrëshqitja me sajë është një formë e mirë e ushtrimeve në dimër, dhe një nga kënaqësitë më të mëdha. Përgjatë muajve të dimrit, trupat tanë nuk marrin shumë vitaminën D siç do ta merrnim normalisht në kohën e verës, por duke shpenzuar vetëm pak më shumë kohë jashtë duke rrëshqitur me sajë, mund ta merrni këtë vitaminë shumë më shumë. Dhe nuk është vetëm rrëshqitja me akull ajo që iu bën

të merrni rrezet e diellit që ju duhen, ngjitja në kodra për shumë e shumë herë mund t’iu djegë mesatarisht 480 kalori për një orë. Sigurohuni të vishni një xhaketë të ngrohtë dhe pantollona dimërore, një palë dorëza, dhe për siguri, një helmetë!

Skijimi / Snowboard-i 

Ju nevojitet një aktivitet rekreativ për të bërë në stinën e dimrit? Ngjitni SHIKO RECETEN E PLOTE

Postuar nga
Admin
Postuar me
04/01/2017
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.