TIPET E KONSTRUKSIONEVE TË TRUPIT

arberpeci

TIPI MEZOMORF

Tipin mezomorf të konstruksionit të trupit e karakterizon gjatësia relativisht e lartë, qafa e gjatë dhe e fuqishme, krahët të gjerë, kukat dhe beli i ngushtë dhe ekstremitetet të zhvilluara mirë dhe proporcionalisht. Ky është tipi më ideal për bodibillding, andaj shpeshherë quhet tip i billderit.

Njerëzit që i takojnë këtij tipi u përballojnë shumë lehtë ushtrimeve me pesha të rënda, prandaj gjatë hartimit të plan programeve në stërvitjen e tipit të konstruksionit të tipit mezomorf mund të përfshihen pothuajse të gjitha llojet e ushtrimeve.

 

TIPI ENDOMORF

Tipin e konstruksionit të trupit endomorf e karakterizon ai tip i njeriut i cili është zakonisht i shkurtër për nga gjatësia, ka qafë të shkurtër dhe të fuqishme dhe kukat e belin e gjerë. Për këtë tip të njeriut shpeshherë thuhet se është më i gjerë sesa i gjatë.

Ky tip i konstruksionit të trupit është mjaft i prirë për fitimin e peshës së rëndë dhe zakonisht pothuaj më tepër peshë se sa lypet. Peshën e fituar mund të humbin me mjaft vështirësi.

Është karakteristikë se këta njerëz shumë shpejtë mund të fitojnë masën muskulore dhe te rrisin vëllimin e tyre. Prandaj gjatë zhvillimit të ushtrimeve shumë më tepër kohë duhet tu kushtohet stërvitjeve që i kushtohen gdhendjes së muskujve dhe arritjes së reliefit të tyre.

.
TIPI EKTOMORF

Njerëzit të cilët i përkasin këtij tipi të konstruksionit të trupit kanë më pak a shumë gjatësi të lartë, qafë të gjatë dhe të dobët, duar dhe këmbë të gjata dhe zakonisht i kanë të holla, pastaj kanë strukturë të imtë të eshtrave dhe janë relativisht të ngushtë.

Ky tip billderësh nuk është i prirë për të fituar peshë të madhe të trupit, andaj edhe me vështirësi fiton në vëllim dhe në masë muskulore. Për këtë arsye këta persona shumë shpejtë gjatë ushtrimeve arrijnë gdhendjen e muskujve, përkatësisht fitimin e reliefit.

Personat që u takojnë tipit ektomorf nuk karakterizohen me qëndrueshmëri gjatë ushtrimeve me pesha, këtyre më tepër ju përgjigjen stërvitjet me pesha më të rënda dhe me pak përsëritje sesa stërvitjet me seri dhe përsëritje të gjata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.