Rëndësia e përdorimit të deodorantit

arberpeci

Në këtë teme do të flitet për antiperspirantin i cili e ndalon djersitjen, por sa i përket deodorantit, deodoranti nuk e ndalon djersitjen vetëm se ai e maskon erën e djersës. Shumica e njerëzve e mendojnë antiperspirantin ose deodorantin si të domosdoshëm në çantën e fitnesit, përderisa shumë të tjerë e kundërshtojnë këtë. Në fakt, kush është ai i cili dëshiron të jetë “personi me erë të keqe” në fitnes?

Besoni apo jo, megjithatë, ka disa njerëz të cilët janë në fakt kundër idesë për të përdorur antiperspirant gjatë stërvitjeve. Ata po ashtu sugjerojnë se antiperspiranti e pengon djersitjen dhe se ky proces mund të jetë i lidhur ngushtë me kancerin e gjirit dhe pas kësaj ju me siguri do ta pyetni veten nëse ju me të vërtetë duhet ta leni antiperspirantin jashtë çantës tuaj të fitnesit.

Pajtohem se djersitja është një mekanizëm për të mbajtur trupin të ftohtë dhe se ky proces është i natyrshëm, por nuk pajtohem që antiperspiranti i vendosur në sqetulla e pengon djersitjen. Siç e dimë djersitja është proces i natyrshëm i cili proces ndodh në tërë trupin e jo vetëm në sqetullat tona. Për fat të mirë, ne kemi mijëra gjëndra djerse në të gjithë trupin tonë, kështu që nëse vendosim antiperspirant në sqetullat tona nuk do ta pengojmë djersitjen e tërë trupit tonë.

Sqetullat tuaja janë një zonë e vogël nga e cila lirohet djersa, por ka shumë gjëndra djerse të tjera në dispozicion për lirimin e djersës. Trupat tanë mund të ftohen përmes djersës në qafë, shpinë, kokë, etj.. kështu që duke bllokuar poret nën duart tuaja nuk ka shumë pasoja. Çfarë është më rëndësi të dimë se sqetullat lirojnë shumë bakteret të cilat shkaktojnë erë të pakëndshme, kështu që është ide shumë e mençur të përdorni antiperspirantin për ta luftuar ndërtimin e baktereve që mund të shkaktojnë erë te keqe.

Argumentet tjera kundër vendosjes së deodorantit ose antiperspiranti dhe se ato mund të jenë të lidhura me kancerin e gjirit – po ashtu nuk e mbajnë shumë peshë.

Pra, deodoranti ose antiperspiranti duhet të jetë pjesë e pajisjeve tjera të fitnesit në qantën tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.