Pse jam duke humbur muskuj dhe nuk po humbi yndyrë?

arberpeci

Shumë prej neve qëllimin kryesor e kemi humbjen e peshës si numër, pa qenë të vetëdijshëm se humbja e peshës jo çdoherë është pozitive dhe e duhur për neve. Logjikisht duhet të kuptojmë se gjatë humbjes së peshës duhet të kemi qëllim humbjen e yndyrës dhe jo humbjen e muskujve.

Gjatë humbjes së peshës, trupi juaj merr energji duke e shpenzuar yndyrën dhe indet e muskujve. Qëllimi ideal gjatë kohës që jeni duke mbajtur dietë është të inkurajoni trupin tuaj që të shfrytëzoj yndyrën dhe të minimizojë dëmtimin e muskujve.

Me DIETË nënkuptojmë mënyrën e caktuar të marrjes së ushqimit – sasia dhe përbërja e të cilit është e caktuar. Ne kuadër të dietës hyn planifikimi i racioneve ditore të ushqimit. Roli i dietës qëndron në zgjedhjen e llojit të ushqimit dhe mënyrën e përgatitjes së tij, në mënyrë që sa më mirë të shfrytëzohet nga organizmi.

Nëse e vëreni se jeni duke humbur muskuj atëherë duhet patjetër të ndërmerrni ndryshime në strategjinë tuaj të humbjes së peshës për ti ruajtur muskujt tuaj. Disa nga arsyet më të zakonshme për dëmtimin e muskujve gjatë stërvitjeve është zvogëlimi i madh i kalorive, sasia jo e mjaftueshme e proteinave në diete dhe aktiviteti i tepërt (mbi 60 min).

Nuk preferohet të ushtrohet më shumë se sa 60 min. Jo rastësisht seancat e ushtrimeve me trajner personal zgjasin vetëm 60 min! Në këtë rast më shumë nuk do të thotë më mirë! Duhet të mësosh se si te kthehesh në rrugën e duhur dhe të ruash muskujt e fituar me vështirësi.

Tags:Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.