MITET MË T’ZAKONSHME – dua ta dobësoj vetëm barkun

Heqja e yndyrës lokale
“Nëse ju i bëni 1000 përsëritje në ditë ushtrime të barkut ju do të keni kockat si Modelet e revistave.” Kjo është një nga mitet më të popullarizuara në lidhje me Bodibildingun. E vetmja gjë që ju do të fitoni me këtë metodë është ndezja e muskujve ose ndonjë lëndim, pra trupi vetë zgjedh nga ku do të marrë yndyrën dhe ta transformoj atë në energji duke e shpenzuar gjatë ushtrimeve fizike. Muskujt e barkut krijohen në kuzhinë dhe jo në fitnes.
Yndyra kthehet në muskuj
Ky proces është krejtësisht i pamundur dhe kurrë asnjëherë asnjë qelizë dhjamore nuk do të konvertohet në fije muskulore. Ajo që është e rëndësishme është që yndyrën ta harxhoni me ushqim të duhur dhe stërvitje të rregullta e muskujt t’i zgjeroni dhe formësoni.
Nëse nuk ka përparim vetëm ushtroni më shumë
Këtu është e rëndësishme të thuhet se muskujt nuk rriten teksa ushtroni. Muskujt rriten gjatë pushimit në mes të trajnimeve. Më tutje, është e rëndësishme për të krijuar baraspeshim të duhur në mes të pushimit dhe stërvitjeve.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.