LËNDIMET

Si në çdo sport ashtu edhe në bodibilding dhe fitnes vjen deri te lëndimi. Shkaqet më të zakonshme të lëndimeve gjatë trajnimit janë:
– Përgatitja jo e duhur e trupit për stërvitje
– Ekzekutimi jo korrekt i ushtrimeve
– Stërvitjet e tepërta
30% të të gjitha lëndimeve janë muskulore. Për shkak të qarkullimit të mirë të gjakut në muskuj këto lëndime shpejtë shërohen kështu që ushtruesi mund shpejtë të vazhdoj me ushtrime.
Te lëndimet e tendinëve (tetivave), procesi i shërimit zgjat shumë më gjatë për shkak se tendinet (tetivat) kanë furnizim të dobët me gjak.
Lëndimi më i shpeshtë i muskujve është i njohur për të gjithë, ndezja e muskujve, kjo është formë me e shpeshtë dhe më e bute të lëndimit të muskujve.
Në varësi të përgatitjes fizike të ushtruesit ndezja e muskujve mund të zgjat deri në 7 ditë. Lëndimet e rënda të muskujve janë zgjatjet e muskujve, qarjet e fijeve muskulore, rupturat. Këto janë lëndime serioze të muskujve ku shërimi mund të marr disa muaj.
Leave a Reply