Është më mirë të stërvitemi brenda apo jashtë?

Është më mirë të stërvitemi brenda apo jashtë

Shumë nga ata që merren me sport gëzohen shumë kur përmirësohet moti meqë tashmë mund të stërviteni edhe jashtë. Për disa të tjerë kjo nuk ka edhe aq rëndësi. Por si stërvitja jashtë, ashtu edhe ajo brenda i kanë të mirat dhe jo të mirat e veta.

 

Stërvitjet në ambiente të brendshme:

 

Të mirat: Më shumë intensitet. Pa aktivitetet natyrale që janë të bezdisshme, ose janë “cool”, mund të fokusoheni në rutinën tuaj, duke mos lejuar asgjë tu dekoncentrojë.

Të mirat: Rezultate më të mira. Rritja e intensitetit sjell ndryshime më të mëdha fiziologjike, në humbjen më të madhe të yndyrës dhe një sistemi më të fortë kardiovaskular.

Jo të mirat: A ka mbaruar? Ju mund të mërziteni shpejtë, dhe të filloni ta shihni orën cdo dy minuta nëse është koha për të ikur ose jo.

 

Stërvitjet në ambiente të jashtme:

Të mirat: Stres i reduktuar. Studimet kanë treguar se njerëzit kanë më pak ankthe pas stërvitjeve në ajër të hapur. Hapësirat e gjelbërta janë thelbësisht të qetësueshme, duke i dhënë një pushim mendjes tuaj.

Të mirat: Ndjenja e qetësisë. Kurt ë stërviteni jashtë do ndjeni më tepër qetësi, sidomos nëse stërviteni në natyrë.

Jo të mirat: Uh, Shi. Duhet ta përgatisni veten për të papriturat që mund të pengojnë stërvitjen tuaj. Nëse dilni të vraponi në lagje mund të shihni ndonjë fqinj që do ua ndalë hovin për tu pyetur për ndonjë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *