6 gjëra që nuk duhet t’i bëni në fitnes

Nëse keni qenë ndonjëherë në fitnes, me siguri keni pasur edhe përvoja të hidhura me njerëzit që nuk brengosen aspak për të tjerët, pos për vete. Janë disa gjëra që nuk duhet t’i bëni në një ambient që e ndani me të tjerët.

Ja disa nga to që nuk duhet t’i bëni në gym:

 

  1. Mos u djersitni mbi pajisje

Përderisa nuk ka asgjë për tu turpëruar nëse djersiteni, mospërdorimi i një peshqiri në fakt është turpërues. Mendoni se si do ndiheshit nëse do përdornit një pajisje tërë djersë meqë personi që e ka përdorur para jush nuk ka përdorur peshqir? Shumica e pajisjeve janë të mbuluara me lëkurë dhe djersa nuk thahet mbi to, kështu që keni kujdes dhe thani djersën e trupit tuaj me peshqir.

 

  1. Mos i zini pajisjet nëse nuk jeni duke i përdorur

Mos i përdorni pajisjet si karrige për të pushuar. Dikush mund të dojë t’i përdorë dhe ju do ta pengoni në këtë mënyrë.

 

  1. Mos flisni me zë të lartë në telefon

Nëse ju flisni me zë të lartë në telefon apo lëshoni muzikë pa dëgjuese, ju pa dyshim se do t’i pengoni personat e tjerë të pranishëm aty. Edhe nëse keni vënë dëgjuese, kujdes të mos ia lëshoni zërin në maksimum. Dikush preferon të ushtrojë në qetësi, e të tjerë me muzikën e tyre të preferuar (e jo tuajën).

 

  1. Pajisjet janë për të gjithë

Mos e zini një pajisje dhe të kaloni tre orë në të. Mbani në mend se ashtu si ju, edhe personat e tjerë aty kanë ardhur për të ushtruar. Sidomos nëse brenda tërë gymit është vetëm një pajisje e atij llojit, dhe ju shihni të tjerë që duan ta përdorin, mos e mbani të zënë më shumë se një orë maksimumi.

 

  1. Mos i lini peshat çdokund

Ashtu siç keni mësuar në fëmijëri që nuk bën t’i lini lodrat e shpërndara gjithandej, ashtu edhe në gym nuk duhet t’i lini peshat dhe pajisjet e tjera si litari apo dorëzat e boksit nuk duhet lënë gjithandej nëpër gym. Ato do ua zënë rrugën të tjerëve dhe mund të shkaktojnë edhe ndonjë incident.

 

  1. Mos u bëni presion të tjerëve

Ndoshta dëshironi vërtetë ta përdorni një pajisje që është e zënë. Pyeteni personin që e ka zënë pas sa kohe do e lirojë dhe lijeni të qetë deri të vijë koha. Në ndërkohë mund të bëni gjëra të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *