5 ushtrime që jeni duke i bërë gabim

Shumica e njerëzve besojnë që secili ushtrim fizik shkakton humbje peshe, gjë që është e pavërtetë. Nëse dëshironi të humbisni peshë ju duhet të mos bëni më ushtrime të cilat rrisin muskujt tuaj dhe u bëjnë të dukeni më të mëdhenj vizualisht.
Janë disa ushtrime që ndoshta jeni duke i bërë gabim. Nëse është ashtu atëherë ndërroni mënyrën sesi po ushtroni. Ja disa shembuj:
- Zgjatjet anash
Kur t’i ushtroni muskujt anash mos mbani pesha. Kjo meqë peshat vetëmse do të ndihmojnë në fryerjen e muskujve të duarve.
- Squats
Mos bëni squats teksa bartni pesha mbi krahë meqë atëherë ushtrimet nuk do përqëndrohen në të pasmen tuaja por në këmbët tuaja në vend të kësaj.
- Ushtrimi i vitheve
Mos i ushtroni vithet ulur nës epo tentoni të humbisni peshë. Në vend të kësaj bëni ato në këmbë sikur në fotografi.
- Ushtrimet e shpinës
Ushtrimet për forcimin e shpinës janë shumë të rëndësishme për secilin, por nëse i praktikoni ato shpesh dhe me pesha të rënda ato mund ta zgjerojnë shpinën tuaj tejmase.
- Ulje-Ngritjet
Ulje-ngritjet (sklekat) nuk duhet bërë teksa mbështetni në pëllëmbë. Në vend të kësaj mbështetuni në bërryla. Kështu do parandaloni zgjerimin e duarve dhe shpatullave.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.