Turshi me ujë dhe uthull

I pastron specat dhe perimet e tjera mirë e mirë.

Secilit spec ia bënë një vrimë të vogël ëpr ta kontrolluar nëse speci është i krimbur ose jo.

Në një fuçi vendos një rend speca, pastaj një rend domate të papjekura, prapë i vendos specat një rend , pastaj trangujt.

Vendos një tjetër rend me speca, pastaj karrotat, prap specat pastaj lulelakrën e coptuar dhe në fund i vendos prapë specat.

Për 5 litra ujë të ftohtë  ia derdhë ketë masë të përbërësve: 4 filxhana të vogël  kripë, 1 filxhan sheqer, 4 filgxhana uthull të  sallatës, 1 konzervans.

I  përzien  të gjithë përbërësit në një enë mirë e mirë deri sa të tretet krypa krejtësisht pastaj ia kthen specave përmbi.

Keni kujdes që asnja spec të mos dalë përmbi ujë. Nëse mendoni se keni nevojë për ëm tepër ujë përgatisni më shumë në të njejtën formë si më parë.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
21/09/2017
speca
tranguj
domate te papjekura
karrota
lulelakër
1
konzervans
kripë
uthull të sallatës
sheqer
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.