Turshi me vaj

  1. I pastrojmë specat nga farat dhe bishti, i mbushim me nga një lugë të vogël me kripë brenda, dhe i vendosim në një tepsi. I pjekim për 3-4 minuta të 200 gradë C.
  2. I nxjerrim nga furra dhe i vendosim në një fuçi plastike. Të gjithë specat i shtypim me një pjatë.
  3. Marrim një tenxhere dhe e vlojmë ujin me kripë dhe sheqer. Kur uji të vlojë ia shtojmë uthullën.
  4. Karrotat i pastrojmë, qërojmë dhe presim në rrathë, hudhrën e qërojmë dhe të gjithë thelbat i grimcojmë dhe njejtë veprojmë edhe me tërë majdanozin.
  5. Hudhrën e grimcuar dhe majdanozin e shtojmë në tretësirën me ujë, njejtë veprojmë edhe me vajin.
  6. Specat i radhisim nëpër kavanozë së bashku me karrotat e prera. Një rend me spaca, një me karrota. Kështu veprojmë deri në fund të sasisë së specave dhe karrotave.
  7. Kur i mbushim kavanozët, ua shtojmë tretësirën e ujit.
  8. Ua vendosm kapakët, i mbulojmë më një batanie dhe i lëmë ashtu të ftohen ngadalë për 24 orë.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
07/07/2017
5-6 kg
speca
1
hudhër e ndarë në thelpinj
20
karrota
3-4
tuba majdanoz
2 litra
ujë
½ litra
vaj
2/3 litra
uthull
200 gr
sheqer
180 gr
kripë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.