Tortë vanille

  1. Paraprakisht ngroheni furrën në 180 gradë celsius.
  2. Merrni një tepsi dhe spërkateni me vaj ulliri.
  3. Në një enë të thellë përzini sheqerin, miellin, pluhurin për pjekje dhe kripën.
  4. Shtoni gjalpin dhe rraheni me mikser në shpejtësi të ulët.
  5. Shtoni qumështin dhe vanillën njëherësh dhe vazhdoni ta përzieni edhe më ngadalë.
  6. Shtoni shpejtësine e përzierjes. Shtoni 1 vezë. Rrisni shpejtësinë. Shtoni edhe një vezë tjetër. Rrisni shpejtësinë sërish. Përsëriteni procedurën derisa të përfundojnë të gjitha vezët.
  7. Përzieni edhe pakëz dhe më pas derdheni masën në tepsinë e përgatitur.
  8. Pjekeni për rreth 35-40 minuta. Kur të jetë pjekur nxjerreni nga furra dhe lejoni të ftohet.
  9. Priteni në dy pjesë. Vendoseni pjesën e parë në enën për servin dhe lyjeni me çokollatë. Vendoseni edhe pjesën e dyytë mbi dhe lyjeni të tërën me çokollatë. Ju bëftë mirë.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
11/05/2017
2 gota
sheqer
3 1/4 gota
miell
2 1/2 lugë të vogla
pluhur për pjekje
1 lugë e vogël
kripë
3/4 e gotës
gjalpë e zbutur
1 1/2 gota
qumësht në temperaturë dhome
1 lugë e madhe
ekstrakt vanille
4
vezë të mëdha
çokollatë e shkrirë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.