Torte Oreo

Shtypni biskotat derisa të bëhen pluhur. Ndani një gotë nga masa për dekorim sipër ëmbëlsirës. Në një tas të vogël përzien thërrimet e mbetura me gjalpë të shkrirë.

Përzierjen vendoseni në fund të një enës duke e shtypur mirë që të jetë formuar masa. Përgatisni pudingun e çokllatës sipas instruksioneve dhe vendoseni në frigorifer.

Në një enë kombinoni maskaponen, kremin e ëmbël dhe sheqerin pluhur dhe përzihen mirë me mikser. Me këtë masë lyhet shtresa sipër e biskotave.

Sipër kësaj shtrese vendoset shtresa e pudingut me kujdes. Në krye hidhet pjesa e ruajtur e bisoktave si dekorim. Ëmbëlsirën mund ta vendosni në ngrierje të thellë për ditët e ngrohta të verës.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
06/10/2017
1
paketim biskota Oreo
220 gram
djathë krem (Maskarpone)
1
paketim pudingu të çokollatës
6 lugë gjelle
gjalpë
450 ml
krem të ëmbël
1 gotë
sheqer pluhur
2 3/4 ml
qumësht
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *