Torte me vishnje

Në një tepsi katrore i rendisim biskotat. Lëngun e vishnjës e ngrohiim mbi zjarr, dhe kur të vlojë i shtojmë edhe grizin. E lëmë të ziejë për rreth 10 minuta.

Pas 10 minutash ia shtojmë edhe vishnjet të cilave paraprakisht ua kemi hequr bërthamat. I lëmë të zihen edhe për dy minuta të tjera në zjarr të ulët.

I heqim nga zjarri dhe pa u ftohur, masën e fituar e shpërndajmë mbi biskotat e renditura.

I ziejmë pudingat me 3 lugë sheqer dhe sheqer vanilla mbi zjarr duke i përzier herë pas here.

Kur masa të jetë gati e largojmë nga zjarr dhe e lëmë të ftohet.

NË një enë të thellë rrahim së bashku margarinën me sheqer pluhur, me shpejtësi të madhe me mikser. Këtë masë e përziejmë me pudingun e ftohur.

E derdhim këtë masë mbi atë të vishnjeve në tepsinë e tortes.

Në fund shpërndajmë shllag mbi tortën. E zbukurojmë sipas dëshirës mbi.

Shërbehet e ftohtë. Ju bëftë mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
22/09/2017
Biskota katrore
500 gr
vishnje
5 decilitra
lëng vishnje
2.5 decilitra
ujë
150 gr
griz
170 gr
sheqer
2 pudinga
vanille
3 lugë
sheqer
7.5 decilitra
qumësht
2
sheqer vanille
250 gr
margarinë
250 gr
sheqer pluhur
Shllag
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.