Torte me lajthia

Në një enë të thellë tundim të bardhat e vezëve  me mikser derisa të formohet një shkumë e fortë. I shtojmë sheqerin vanilla.

Marrim një tepsi të vogël dhe e mbulojmë me letër për pjekje. Letrën e lyejmë me vaj. Në të derdhim masën e fituar dhe e funsim në furrë të ngrohur 180 gradë për 15-20 minuta.

Në një gotë derdhim neskafen dhe i shtojmë ujë të nxehtë.

E nxjerrim masën e pjekur nga furra dhe e spërkasim me neskafen e përzier me ujë.  E lëmë të ftohet.

Në një enë metalike përziejmë qumështin me të verdhat e vezës. E mbushim një tenxhere me ujë dhe e vëmë mbi zjarr. Kur uji të vlojë e vendosim enën metalike mbi të, në mënyrë që masa të zihet në avull.

I shtojmë sheqerin dhe cokollatën e bardhë të coptuar dhe krejt në fund edhe margarinën e coptuar. E përziejmë ngadalë derisa të fillojë të trashet.

Në një enë ndarazi e tundim ajkën por jo aq sat ë trashet shumë. Këtë masë e përziejmë me masën e përgatitur paraprakisht dhe më pas e derdhim tek peta e pjekur.

Përgatisim glazurën me ajkë të ëmbël dhe cokollatë të shkrirë dhe e derdhim mbi ëmbëlsirë. E lëmë të ftohet dhe më pas e shërbejmë.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
28/09/2017
5
të bardha vezësh
5 lugë
sheqer
1
sheqer vanillë
5 lugë
lajthi të bluara
1
qese pluhur paste
5-6 lugë
ujë të nxehtë
1/2 lugë
neskafe
5
të verdha vezësh
5 lugë
sheqer
80 gr
çokollatë qumështi
150 gr
margarinë
200 ml
ajkë e ëmbël
100 ml
ajkë e ëmbël
100 gr
çokollatë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *