Tortë me bajame

  1. Tundni tetë të bardha të vezëve dhe ua shtoni 70 gr miell. Tundni gjashtë të verdhat e vezëve me 180 gr sheqer.

 

  1. Shtoni bajamet e bluara dhe në të e hedhni masën e tetë të bardhave të vezëve.

 

  1. Pjekeni në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhurosur me miell për rreth 40 minuta në 180 gradë.

 

  1. Tortën e pjekur nxirreni nga tepsia, ftoheni dhe e preni përgjysmë.

 

  1. Për mbushje tundni 10 të verdha të vezëve me sheqerin e mbetur, ia shtoni miellin e mbetur, sheqerin e vaniljes dhe 1 decilitër qumësht të ftohtë.

 

  1. Përziejeni derisa të fitoni një krem pa droçka, ndërsa e vloni pjesën tjetër të qumështit.
  2. Në qumështin e vluar i përzini të verdhët e vezëve të përgatitur dhe i zieni derisa mbushja të bëhet e dendur.

 

  1. Veçmas e tundni margarinën dhe ia shtoni mbushjes së ftohur.

 

  1. I lyeni petët, tërë tortën, lyejeni edhe në pjesën e jashtme, ndërsa zbukurojeni me bajame të copëtuara.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
08/06/2017
16
vezë
390 gr
sheqer
125 gr
bajame të bluara
120 gr
miell
2 qese të vogla
sheqer vanille
5 dl
qumësht
1
margarinë
100 gr
bajame të copëtuara
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.