Tortë giotto

Fillimisht përgatisim petën e ëmbëlsirës. Në një enë i tundim vezët për 15 minuta me ujë të nxehtë, sheqer dhe pakëz kripë.

Më pas i shtojmë 12 lugë niseshte, 3 lugë kakao dhe 1 pluhur për pjekje. I shtojmë lajthitë e bluara. E tundim tërë këtë masë mirë e mirë.

Marrim një tepsi të lyer me pakëz gjalpë dhe derdhim masën në të. E pjekim për rreth 30-35 minuta në 170*C.

Teksa pjeket peta përgatisim fillin.

Marrim 250g magerquark, 250g mascarpone dhe 5 lugë gjelle nutella dhe i përziejmë në një enë të thellë. Shtojmë 200 ml kremë të ëmbël kuzhine dhe 1 sheqer vanilla. I tundim fort.

Petën e pjekur e lëmë të ftohet. E presim në dy gjysma.

Marrim gjysmën e parë dhe e vendosim në enën për servim. E lyejmë me gjysmën e fillit. E mulojmë me gjysmën tjetër të petës dhe e shpërndajmë fillin e mbetur mbi të. Ju bëftë mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
30/06/2017
6
vezë
3 lugë gjelle
ujë i nxehtë
1 gotë
sheqer
Pak kripë
12 luge gjelle
miell
6 lugë
niseshte
3 lugë
kakao
1
pluhur për pjekje
Lajthi të bluara sipas dëshirës
250g
magerquark
250g
mascarpone
5 lugë gjelle
nutella
200 ml
krem i ëmbël kuzhine
1
sheqer vanille
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.