Tortë e zezë

Theni vezët në një enë të thellë dhe rrahni fort me mikser. Shtoni sheqerin dhe vazhdoni t’i rrahni për rreth 5 minuta.

Shtoni qumështin dhe kakaon. Vazhdoni t’i rrahni me mikser.

Shtoni vajin. Shtoni miellin dhe pluhurin për pjekje. Rrahni tërë masën edhe për nja 10 minuta të tjerë dhe pastaj derdheni në një tepsi të mbuluar me pluhur për pjekje.

Pjekeni në furrë të nxehtë 200 gradë.

Kur të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe lejoni të ftohet paksa. Në avull shkrini cokollatën e zezë me gjalpë dhe pastaj mbulojeni tortën me të.

Shërbejeni të ftohtë. Ju bëftë mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
04/07/2017
5
vezë
1 gotë
vaj
1 gotë
qumësht
18 lugë të mëdha
sheqer
12 lugë të mëdha
miell
1
pluhur për pjekje
2 lugë të mëdha
kakao
1
cokollatë e zezë
50 gr
gjalpë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *