Tortë e valëzuar

Në një enë thelmë vezët dhe i shtojmë sheqerin. I rrahim fort duke shtuar në ndërkohë gjalpin dhe sheqer vanillën. Shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje. I rrahim fort reth 10 minuta.

Masën e fituar e ndajmë në dy enë në sasi të barabart.

Njërës enë i shtojmë 3 lugë të mëdha kakao dhe e përziejmë që të marrë ngjyrë të njejtë tërë kjo amsë.

Marrim një tepsi rrumbullake dhe në të e derdhim brumin e bardhë. Derdhim edhe brumin e zi mbi të dhe pastaj shtojmë vishnjet e konservuara mbi.

E pjekim në temperaturë 180 gradë për 40 minuta.

Në ndërkohë përgatisim kremin për mbi.

E ziejmë pudingun me qumësht dhe e këmë të ftohet.

Në një enë tjetër hedhim 250 gr gjalpë në temperaturë të dhomës dhe e përziejmë me 50 gr sheqer pluhur.  I përziejmë fort me mikser derisa të zbardhet gjalpi. MË pas ia shtojmë pudingun e ftohur dhe e përziejmë sërish.

Kur tortja të jetë pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet. Më pastaj ia shtojmë kremin mbi.

Në avull shkrijmë 200 gr cokollatë me pakëz vaj dhe e derdhim mbi kremin e ëmbëlsirës.

E lëmë të pushojë të paktën dy orë para shërbimit. Ju bëftë mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
30/06/2017
250 gr
gjalpë
150 gr
sheqer
1
sheqer vanillë
5
vezë
20 lugë të mëdha
miell
1
pluhur për pjekje
3 lugë të mëdha
kakao
Vishnje të konservuara
500 ml
qumësht
1
puding vanilla
250 gr
gjalpë
50 gr
sheqer pluhur
200 gr
cokollatë
vaj
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.