Tomëloriz Prizreni

  1. E marrim një tenxhere dhe në të përziejmë qumështin, ujin, sheqerin dhe vanillën. I vendosim mbi zjarr dhe i ziejmë për rreth 45 minuta.
  2. Pas 45 minutash shtojmë orizin e bardhë dhe e lëmë të zihet duke e përzer herë pas here me një lugë druri.
  3. Kur të jetë zier orizi marrim niseshten dhe e tretim me ujë të ftohtë. E shtojmë mbi tomël oriz dhe e përziejmë mbi zjarr për një minutë më tepër.
  4. E lëmë të ftohet vetëm pakëz dhe e shpërndajmë nëpër gota ose pjata qelqi.
  5. I spërkasim me kanellë pluhur mbi. I lëmë të ftohen tërësisht dhe i shërbejmë të ftohta.
Tags:tradicionale
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
08/05/2017
1 litër
qumësht
2 litra
ujë
15 lugë të gjellës
sheqer
1
sheqer vanille
5 lugë
niseshte misri
2 filxhana te kafesë
oriz i bardhë
Kanellë pluhur
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.