Tavë me pulë dhe patate

Merrni patatet, qëroni dhe fusni në një tenxhere me ujë. Vini mbi zjarr për tu zier.

Coptoni specin, thelpinjtë e hudhrës dhe qepën.

Kur të jenë zier patatet kulloni dhe coptoni në disa pjesë secilën.

Në një enë përzieni së bashku vajin e ullirit, kripën, piperin e kuq me fara, piperin e zi dhe trumzën. Marinoni kofshët e pulës me këtë përzierje dhe lini të rrijnë tërë natën.

Rendisni kofshët në një tepsi dhe futni në furrë. Pjekni në temperaturë jo shumë të lartë.

Kur kofshët të jenë pjekur shtoni patatet dhe perimet tjera. Përzini dhe fusni në furrë. Pjekni për rreth 10-15 minuta në 230 gradë celsius.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
19/06/2017
500 gr
kofshë pule
4
patate të mëdha
1
spec somborka
6
thelpinj hudhre
1
qepë
1/2 e gotës
vaj ulliri
1 lugë e madhe
piper u kuq me fara
1 lugë e vogël
trumzë
1 lugë e vogël
piper i zi
1 lugë e vogël
kripë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.