Tavë me oriz

Merrni domatet dhe qepën dhe hidhni në një blender.

Përzieni fort e fort dhe lini anash.

Në një tigan të thellë derdhni një lugë vaj dhe shtoni orizin. Fërgojeni rreth 5 minuta dhe mos e lejoni të ngjitet.

Më pas shtoni hudhrën, farfaronat, domatet dhe qepën e bluar. Përzieni dhe shtoni kripë e piper. Shtoni edhe lëngun e pulës.

Përzijeni! Mbulojeni me kapak dhe lejoni të zihet për 20-25 minuta në temperaturë mesatare.

Kur lëngu i pulës të jetë avulluar i tëri largojeni nga zjarri dhe shtoni qepët e reja të coptuara. Përzijeni para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
24/05/2017
3
domate
1
qepë
1 lugë e vogël
vaj
2 gota
oriz i gjatë
1 lugë e vogël
hudhër pluhur
2
farfarona të gjelbër, të coptuar
3
farfarona të kuq, të coptuar
1 lugë e vogël
qimnon pluhur
1 lugë e vogël
kripë
1 lugë e vogël
piper i zi
1 1/2 gota
lëng pule
1 gotë
qepë të reja të coptuara
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.