Supë peshku për bebe

Mosha 7-9 muajsh

  1. Skuqim qepën në vaj deri sa të zbutet pak (por  të mos marrë ngjyrë) dhe pastaj i shtojmë patatet, karrotat dhe ujin.
  2. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të zihen për 15 minuta.
  3. Më pas shtojmë peshkun, bizelet dhe misrat dhe i ziejmë edhe për 5 minuta të tjerë.
  4. I bluajmë të gjitha së bashku duke përdorur pak nga lëngu i zierjes (deri sa të formohet një pure).

 

Kjo recetë jep 3 porcione të cilat mund të ndahen dhe ngrihen në frigorifer.

Peshku është shumë i mirë për femijën dhe ka shumë proteina dhe vitamin b12.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
22/05/2017
150 gr
fileto peshku merluc (pa lëkurë e hala) dhe të ndarë në kubikë
50 gr
qepë të qëruar dhe të prerë në kubikë të vegjël
1 lugë
vaj gjellë
175 gr
patate të qëruara dhe të prera në kubikë të vegjël
50 gr
karrota të qërura dhe të prera në kubike të vegjël
25 gr
bizele kokrra
25 gr
misra kokrra
375 ml
ujë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.