Supë me perime

Përbërësit
- 1 qepë
- 2 thelpinj hudhër
- 2 karrota
- 2 fije selino
- 4 lugë gjelle vaj
- 300 gr perime
- 600 ml lëng pule
- 1 gjethe dafine
- 1 lugë gjelle erëza
- 1/2 lugë gjelle kripë
- Piper
Përgatitja
- Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin, shtoni qepën e coptuar dhe fërgojeni ngadalë deri sa qepa të zbutet.
- Shtoni hudhrën, karrotat e coptuara dhe selinon dhe gatuani për 5 minuta, por kujdes mos e digjni hudhrën.
- Shtoni perimet e tjera, të prera dhe përziejini. Shtoni dhe lëngun e mishit dhe gjethen e dafinës dhe gatuajini përreth 20 minuta.
- Vazhdoni ta gatuani supën dhe për 5 minuta të tjerë që të shterrojë dhe pak, hidhini kripë dhe piper për shije dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.