Supë dimri

Përbërësit për këtë supë:

  • 1 tufë brokoli
  • 1/2 lakër e bardhë
  • 2 karrota
  • 100 ml pana
  • 2-3 lugë djathë gorgonzola
  • erëza të ndryshme të grira
  • 2 lugë vaj

 

Përgatitja:

  1. I presim perimet dhe i fërgojmë me vaj në zjarr të mesëm.
  2. U shtojmë ujë dhe i lëmë të ziejnë. Kur të jenë gati u shtojmë panën dhe gorgonzolën dhe e përziejmë derisa të shkrihet plotësisht djathi.
  3. I bëjmë të gjitha krem me mikser dhe i servirim me erëzat e grira.
  4. Nëse dëshironi mund t’i shtoni copëza buke të kaurdisura në tigan me pak gjalpë.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
12/12/2017
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.