Speca me limon

Verën, lëngun e limonit, erëzat, hudhrat e pastruara, kripën dhe vajin, i ziejmë në një tenxhere për 5 minuta.

Pasi të jenë zier, i kullojmë tërë këta përbërës në një sitë dhe e hedhim masën e kulluar sërish në tenxhere.

Specat i pastrojmë dhe i presim në fije.  Ashtu siç i kemi, i hedhim në lëngun që zien dhe i lëmë aty për 3-4 minuta.

Kullohen dhe futen nëpër kavanoza. Lëngut i japim edhe një valë dhe ia hedhim sipër specave.

Mbyllen mirë me kapak dhe kthehen përmbys për 5 minuta. Ruhen në vend të thatë e të freskët.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
11/07/2017
1/8 litër
verë e bardhë
1/8 litër
lëng limoni
5
degë majdanoz
2
thelpinj hudhër
1/8 litër
vaj ulliri
500g
speca të pastruar
2
degë rigon
kripë
kokërr piper i zi
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *