Sarme Japrak

Zihen gjethet e rrushit i derisa të vloj uji. Kullohen gjethet. Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’u skuqur.

Më pas i hedhim erëzat dhe spinaqin( lakrat e tjera) dhe i trazojmë. Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë, masës i shtohet një gotë ujë që të ziej orizi.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet pak dhe fillojmë që të mbledhim një nga një me gjethet e rrushit.

Mbasi i kemi mbaruar procesin e mbledhjes i vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë pak ujë dhe vaj ulliri. Pasi kemi mbaruar me shtrirjen e japrakëve i vendosim sipër një pjatë të rëndë.

Zjarri duhet të jetë në temperaturë të ulët në mënyrë që japrakët të zien ngadalë.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
06/10/2017
gjethe rrushi
1
gotë oriz
½ kg
qepë të njoma
2 tufa
nenexhik
piper i zi
spinaq dhe lakra të tjera
thelpinj hudhre të njomë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *