Samosa të mbushura me mish viçi të bluar

  1. Mbushja: Merrni një tigan, nxeheni pak vaj e më pas shtoni mishin e bluar për ta skuqur.
  2. Më pas shtoni qepët dhe patatet, përzieni derisa qepët të humbasin ngjyrë. Shtoni të gjitha erëzat dhe kripën, përzieni edhe pak në temperaturë mesatare.
  3. Uleni temperaturën derisa qepa dhe mishi të skuqen. Shtoni bizelet dhe gatimi vazhdojeni edhe për 3 minuta pastaj mbajeni anash.
  4. Brumi: Shtoni në një enë miellin, kripën, qimnonin, gjalpën dhe ujin e ngrohtë dhe përzieni mirë pastaj gradualisht shtoni ujin.
  5. Gatuani derisa brumi të jetë i butë dhe nuk ngjitet, gjithashtu brumi duhet të ketë njëfarë fortësie.
  6. Mbulojeni brumin dhe lëreni të rritet për 15 minuta.
  7. Përgatitja e samosave: Formoni 6 topa nga brumi dhe secilin nga ta rrafshoni me një t’holluese më pas prisni me një thikë rrathët e formuar në gjysma.
  8. Merrni pak masë dhe shpërndani në petën e formuar dhe mbështjelleni ashtu që të formohet një trekëndësh.
  9. Lagni pak qoshet e brumit dhe shtypni lehtë për tu ngjitur. Përsëriteni të njëjtën gjë për të gjithë brumin dhe mbushjen e mbetur.
  10. Mbuloni samosat me ndonjë peshqir dhe lërini anash për 20 minuta. Skuqni vajin në një tigan të madhësisë mesatare më pas shtoni samosat por mos i grumbulloni ato.
  11. Skuqni ato në temperturë mesatare derisa të theken. Koha për skuqje merr kohë 7-8 minuta.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
15/05/2017
350 gr
mish i bluar
1 qepë mesatare e copëtuar
qepë mesatare e copëtuar
1
patate e mesme e copëtuar
¼ gotë
bizele të gjelbërta
¾ lugë çaji
kripë
½ lugë çaji
pluhur turmeriku
1 lugë çaji
pluhur koriandre
½ lugë çaji
piper djegës
¼ lugë çaji
pluhur xhenxhefili
1 ¼ lugë çaji
marinatë
vaj
2 gota
miell universal
½ lugë çaji
kripë
½ lugë çaji
fara qimnoni
¼ gotë gjalpë e shkrirë
¼ gotë gjalpë e shkrirë
½ gotë
ujë i ngrohtë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *