Sallatë me patate dhe majonez

E mbështjellim proshutën me letër kuzhine dhe e vendosim në mikrovalë  1 minutë pastaj e lëmë të ftohet.

I vendosim vezët në një tenxhere me ujë dhe presim rreth 8 minuta derisa të zihen.

Edhe patatet e coptuara i ziejmë për rreth 7 minuta.

Vezët i qërojmë dhe i presim në copa (përafersisht një vezë në 6 pjesë) dhe i lëmë të ftohen

Presim proshuten e ftohur.

Përziejmë majonezin me kos.

Në një enë te madhe i përziejmë të gjithë përbërsit dhe pastaj i servojmë në pjatë.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
17/08/2017
100g
proshutë
4
vezë
600g
patate të prera në kube
½ gotë
majonez
½ gotë
jogurt
Majdanoz
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *