Sallatë me patate

  1. Vendosni patatet në një tenxhere të madhe dhe mbushni me ujë duke i mbuluar, pastaj hidhni gjysmën e lugës me kripë.
  2. Vendosni patatet për tu zier duke e reduktuar kështu temperaturën derisa ato të zbuten, rreth 15 minuta.
  3. Pasi të jenë zier, merrni me një lugë patatet nga uji dhe vendosni në një pjatë të madhe të cilën do ta lini anash.
  4. Ujin e ktheni për të vluar përsëri duke ia hedhur bizelet derisa ato të jenë paksa të forta, rreth 3 minuta.
  5. Thani në një kulluese pastaj shpërlani shpejt me ujë të ftohtë për të ndaluar gatimin.
  6. Në një enë të përpunuesit të ushqimit që ka thikë të mprehtë shtoni borzilokun, arugulan, 1/3 gotë bajame, djathin parmezan, thelbin e hudhrës, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe ¼ lugë çaji kripë.
  7. Startoni mjetin ashtu që të fillojë t’i bluajë përbërësit dhe ngadalë hidheni vajin e ullirit dhe bluani derisa masa të zbutet.
  8. Derisa patatet janë ende të ngrohta, hidhni mbi to salcën pastaj tundni për tu përzier duke pasur kujdes që të mos çahen patatet.
  9. Shtoni bizelet në enën me patate, më pas shtoni dhe bizelet dhe kripën e mbetur. Përzieni të gjitha për tu kombinuar.
  10. Shtrydhni pak lëng limoni pastaj spërkatni 2 lugë gjelle bajame të copëtuara. Shërbeni të ngrohta, në temperaturë dhome apo të ftohura.
Tags:patatesallatë
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
24/04/2017
900 gr
patate
1 lugë çaji
kripë e trashë, e ndarë
350 gr
bizele të gjelbërta të prera në gjysmë
2 gota
gjethe të freskëta borziloku
2 pako
arugula
1/3 gotë plus 2 lugë gjelle
bajame të thkura e të copëtuara
¼ gotë
djath i grirë parmezan
1
thelb i madh hudhre i qëruar
1 lugë gjelle
lëng i freskët limoni plus më shumë për shërbim
1/3 gotë
vaj ulliri ekstra virgjin
1 gotë
bizele të gjelberta të ngrira
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.