Sallatë makaronash me majonez

  1. Zini makaronat sipas udhëzimeve në paketim. Kulloni dhe lejoni të rrijnë për 5-10 minuta që të ftohen.
  2. Në një enë të vogël përzieni majonezin me mustardë, uthull, kripë dhe piper. Lini anash.
  3. Kur makaronat të jenë ftohur derdhni në një enë qelqi të thellë.
  4. Shtoni perimet e coptuara, vezët dhe masën me majonez.
  5. Përzieni mirë e mirë dhe shërbeni. Ju bëftë mirë.
Tags:MakaronasallatëSpecavezë
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
31/05/2017
1 kuti
makarona
1 gotë
majonez
2 lugë të vogla
mustardë e verdhë
1 lugë e madhe
uthull e tejdukshme
1 lugë e madhe
kripë
1/2 e lugës së vogël
piper i zi
8
vezë të ziera dhe të coptuara
1
spec i coptuar
1
qepë e kuqe e coptuar
majdanoz i coptuar
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.