Salcë me hudhër dhe djath dhie

Salcë me hudhër dhe djath dhie

 

  1. Fillimisht ngroheni furrën në temperaturë 180 gradë C.
  2. Lyeni me sprej gatimi një enë për pjekje.
  3. Merrni një enë të madhe ku do të përzieni së bashku vajin e ullirit, gjizën, djathin e dhisë, djathin feta, hudhrën, kripën, lëngun e limonit, dhe borzilokun. Përdorni një lugë për t’i kombinuar këta përbërës sa më mirë që të jetë e mundur, megjithëse nuk është e nevojshme të jetë perfekte.
  4. Sapo t’i kombinoni, përzieni me gjysmën e domateve. Këtë masë hidheni në enën për pjekje dhe në sipërfaqe vendosni domatet e mbetura.
  5. Pjekeni të pambuluar për 30-40 minuta apo derisa të flluskojë dhe të theket sadopak.
  6. Shërbejeni me bukën e thekur apo biskotat e thata.

Postuar nga
Admin
Postuar me
14/03/2017
1
Lugë gjelle vaj ulliri
1
Gotë pjesë e gjizës së skremuar
1
Kuti djath dhie
¾
Gotë djath feta i thërrmuar
1
Thelb i grimcuar hudhre
¼
Lugë çaji kripë
1
Lugë çaji lëng limoni
¼
Gotë borzilok i freskët i copëtuar
110 gr
Kokrra të verdha domatesh
110 gr
Kokrra të kuqe domatesh
Bukë e thekur ose biskota të thata për shërbim
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *