Rollatë pule e mbushur

E ngrohim furrë në 180 gradë celsius.

Në një enë të mesme kombinojmë spinaqin e coptuar me lëngun e limonit dhe një lugë të madhe vaj ulliri. Shtojmë gjizën, kripë dhe piper të zi dhe e përziejmë mirë e mirë.

Gjokset e e pulës i presim në mes për së gjati në mënyrë që të fitojmë copa më të holla. I shtrijmë në tavolinë dhe anët e secilës i vemi mbi tjetrën në mënyrë që kur të pjeken të ngjiten. U hedhim kripë dhe piper.

Shtojmë masën me gjizë dhe spinaq për së gjati dhe e rrotullojmë mishin e pulës që të formojmë rollatën. Mbi i ngjesim kurajtëse dhëmbësh (rrëmojsa) që të mos shpaloset.

Në një tepsi vemi një letër për pjekje dhe e vendosim rollatën e pulës. I hedhim mbi vajin e mbetur të ullirit dhe e lyejmë të tërën. I shtojmë kripë dhe piper dhe erëza tjera sipas dëshire. E fusim në furrë dhe e pjekim.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
20/06/2017
1 1/3 gotës
spinaq
1/2 gotës
gjizë
1 lugë e madhe
lëng limoni
3 lugë të mëdha
vaj ulliri
kripë
piper i zi
4
gjokse pule pa eshtra dhe lëkurë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.