Receta e Cekës – Tavë me mish qengji

  1. Derisa qepa të zbutet edhe pak, priten në pjesë të vogla domatet, tre specat, dy të padjegëst dhe një djegës. Dy patate, një kungulleshkë, një degë selinoje të cilës i largohen fijet dhe tre thelpinj hudhër. Këto priten imët dhe bashkohen pastaj me qepët.
  2. E vemi mishin të skuqet në një tigan.
  3. Shtojmë piper të kuq tek qepët dhe e përziejmë mirë. Pastaj i shtojmë perimet e grira tek qepët e zbutura. Përziejmë.
  4. Rrotullojmë mishin që të skuqet nga të gjitha anët. Hedhim tek perimet një lugë të vogël kurkuma, kërri, pipër të zi. Hidhni kripë sipas dëshire.
  5. Kësaj mase duhet t’i shtohet edhe përafërsisht 100 gram oriz të cilin paraprakisht e fëgojmë pakëz në gjalpë në mënyrë që të thithë yndyrën dhe kokrrat të mos shpërbëhen në gjellë.
  6. Kjo masë derdhet në një tavë. E rrafshojmë masën dhe i hedhim vegetë mbi. Shtojmë rozmarinë dhe një një lugë jo e plotë gjalpë e prerë në copa. Në fund i vendosim copat e mishit sipër.
  7. Marrim pakëz ujë të nxehtë dhe e shtojmë tek masa për shkak të orizit, që të zihet komplet. Tava mbulohet me folje dhe futet në furrë të nxehur në 250 gradë.
  8. Më pas e ulim temperaturën në 200 grade dhe e pjekim afër 1 orë apo më tepër.