Receta e Cekës – Flija

Një fli e mirë gatuhet me mazë dhe saç, por kur nuk e kemi atë mundësi flija pjeket edhe në furrë në temperaturë të lartë.

Marrim tri litra ujë të vakët. Shtojë një lugë e gjysëm kripë dhe më së paku dy kilogramë miell. Brumi bëhet pakëz më i trashë sesa i palpetave dhe më i hollë sesa i petave, dmth sa të mvishet gishti.

Përzihet mirë e mirë që të mos mbesin aspak grimca mielli, por aq sa maza të kompaktësohet në një brumë ku nuk vërehet asnjë grimcë.

Nëse në proces e sipër ju duket se e keni bërë brumin shuëm të trashë shtoni ujë, kurse nëse u duket shumë i hollë shtoni miell.

Fillimisht nxejmë tepsinë pa e lyer me yndyrë, sepse gjatë nxemjes gjalpi mund të djeget.

Në ndërkohë shkrihet 250 gramë gjalpë. Kur tepsia të jetë nxehur lyhet me gjalpë dhe futet për nëj minutë më tepër në furrë. Për rendin e parë tepsia duhet të jetë shumë shumë e nxehtë në mënyrë që të parandalohet shtrirja e tepër e rrathëve të parë.

Brumi në tepsi mund të hidhet me lugë ose me xhezve.

Tepsia futet në furrë në temperaturë të lartë.

Në gjalpin e nxehtë hedhim mazë dhe e shkrijmë bashkë me gjalpë mbi zjarr. I shtojmë masës edhe kos apo ajkë kosi. I hedhim edhe tre-katër lugë vaj dhe jo më tepër. Sa të fillojnë që brumi në tepsi të bëhet me pika të kaftë e nxjerrim. RRadhën e parë nuk e lyejmë me yndyrë por në vendet bosh hedhim brumë.

Fusim tepsinë në furrë. Kur të jetë pjekur edhe ky rend e lyejmë me masën e përgatitur me gjalpë e mazë dhe e qesim edhe rendin tjetër të flisë.

Një fli e mirë varet shumë nga kualiteti i përbërësve. Procesi përsëritet derisa të mbushet tepsia apo derisa të harxhohet brumi. Rendin e fundit e lyejmë me masën me mazë mbi që të mos forcohet tepër.