Receta e Cekës – Ëmbëlsirë Marshmallou

Fillimisht tunden 5 të verdha vezësh për një tepsi katrore 30x24cm. I shtohen 5 lugë sheqer. Tunden paksa. Pastaj shtohen 2dc qumësht i ftohët.

Përzihet derisa të shkrihet sheqeri plotësisht. Shtohet 1dc vaj, duke e tundur vazhdimisht. Shtojmë një qeskë sheqer vanille.

Në një enë përziejmë 5 lugë miell, 1 lugë kakao dhe 1/2 qeske pluhur paste. Këto përzihen mirë dhe i shtohen masës me vezë.

Zakonisht secilën herë këtë masë e sitim, sepse mund të ketë grimca më të trasha kakaoje apo mielli.

Tërë masa tundet me mikser, pastaj derdhet në tepsinë e lyer me vaj dhe të përmillur.

Pjeket në furrën e nxehur paraprakisht në 200 gradë për rreth 17-18 minuta, varësisht nga masa.

Fillimisht marrim 8 lugë sheqer të cilat vlohen me 3-4 lugë ujë derisa të përfitojmë një sherbet të trashë.

Në ndërkohë tunden të bardhat e vezëve të cilave ua hedhim 1 majë luge kripë dhe 10 lugë sheqer. Kur të fitohet një shkumë e qëndrueshme, i hedhim sherbetin e valë dhe të trashë. ai nuk hidhet përnjëherë, por curril ose pikë-pikë. Sherbeti ndikon që masa të jetë e qëndrueshme për 2-3 ditë.

Heqim petën nga furra. E ulim temperaturën e furrës në 130 gradë, meqë ëmbëlsira prapë duhet të futet në furrë.

Mbi petën shtojmë shkumën e fituar dhe e rrafshojmë mbi tërë sipërfaqen. E kthejmë në furrë dhe e pjekim edhe për 10 minuta në mënyrë që shkuma të fitojnë një kore të fortë sipër.

150 gr cokollatë me 3-4 lugë vaj i shkrijmë mbi avull. Hidhet cokollata mbi shkumën e pjekur dhe rrafshohet.

Lejoni të ftohet dhe pastaj shërbejeni. Nëse e përgatisni, ju bëftë mirë!