Pite italiane me spinaq dhe ve

Pite italiane
  1. Së pari ngroheni furrën në temperaturë 200 gradë C, më pas merrni një enë katrore të cilën duhet ta lyeni me gjalpë.
  2. Mbushni një tenxhere me ujë të cilit do t’i hidhni edhe kripë, më pas shtoni spinaqin. Gatuani derisa të zbuten, për 3-5 minuta pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë, thajeni dhe copëtojeni.
  3. Merrni një enë të mesme për të rrahur vezët më pas shtoni edhe gjizën, më pas largoni masën e tepërt të gjizës. Përzieni me djathin parmezan, thërrimat e bukës, kremën e trashë, kripën, piperin, spinaqin e copëtuar dhe borzilokun.
  4. Pluhurosni një sipërfaqe me miell në të cilën do ta prisni tortën në 4 pjesë të barabarta. Merrni një copë brumi dhe rrafshojeni sa madhësia e enës. Recetën për brumin e gjeni këtu
  5. Lyejeni me vaj ulliri dhe rrafshoni edhe një copë tjetër mbi të parën duke mbuluar gjizën. Mbuloni të dy copat me ndnjë leckë.
  6. Hidhni gjysmën e masës me gjizë e spinaq mbi petat e parapërgatitura. Mundohuni të bëni 6 hapësira në masë.
  7. Thyejeni nga një vezë në secilën hapësirë. Kriposni me kripë e piper dhe mbuloni me masën e mbetur të gjizës dhe spinaqit.
  8. Përdorni ndonjë lugë të njomë për ta zbutur sipërfaqen. Vendosni edhe një copë tjetër brumi të rrafshuar dhe vendoseni mbi masë.
  9. Lyejeni me vaj, shtrojeni edhee pjesën e mebtur të brumit. Dredhni me kujdes qoshet e pites.
  10. Shponi me pirun sipërfaqen e pites. Pjekeni në furrën e ngrohur paraprakisht derisa të theket, dhe lëreni të qëndrojë 10 minuta para se ta prisni dhe ta shërbeni. Shërbejeni të ngrohtë ose të ftohtë.

Postuar nga
Admin
Postuar me
27/03/2017
1
Lugë gjelle gjalpë
600 gr
Spinaq
10
Vezë të ndara
1 1/3
Gotë gjizë
2
Lugë gjelle djath i freskët parmezan i thërrmuar
2
Lugë gjelle thërrima buke
1
Gotë kremë e trashë
1
Lugë gjelle borzilok i freskët i copëtuar
400 gr
Brumë pitesh
Miell universal për pluhurosje
2
Lugë gjelle vaj ulliri
Kripë dhe piper për shije
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.