Pite Hajmali (trekëndëshe)

Masa për mbushje

Përzihen djathi dhe ajka në një enë.  U shtohet një lugë gjelle me kripë ose sipas shijes (më shumë ose më pak ), një vezë dhe 100 ml vaj.

 

Masa për lyerje

Në një enë tjetër, përziejmë një vezë me 200 ml qumësht, pak kripë, 100 ml vaj dhe 200 ml ujë i gazuar.

Shtrojmë në tavolinë nga dy petë një mbi një, dhe fillimisht i lyejmë me masën nga qumështi dhe uji i gazuar ( dmth e lyejmë petën e parë, e shtojmë të dytën sipër saj, edhe të dytën e lyejmë poashtu njejtë.

Petën katrore e presim në mes për së gjati, dhe i shtojmë masën me djathë dhe ajkë, dhe e mbështjellim në formë këndore. Kështu vazhdojmë me të gjitha petët e mbetura, duke i vendosur në tepsi të lyer me pak vaj ose gjalpë.

Në fund sipër i lyejmë me pak vaj dhe ajkë. Sipas dëshirës shtojmë edhe susam, ose farëza të zeza.

E pjekin në 200*C, derisa të marrë ngjyrë të artë, dhe shërbehet e nxehtë, e shoqëruar me kos ose jogurt.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
06/07/2017
1 kg
petë të gatshme
500 gr
djath
200 ml
ajkë
200 ml
vaj bimor
Kripë
Vaj
2
vezë
200 ml
qumësht
200 ml
ujë i gazuar
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.