Pitalka Kineze

  1. Zihet brumi duke i shtuar dalëngadalë ujë, gjersa të gatuhet një brumë i butë dhe i lëmuar.
  2. Brumi ngjeshet mirë që të bëhet elastik, i jepet forma e topthit dhe mbulohet me pecetë.
  3. Pas 30 minutash, ngjeshet edhe 5 minuta duke e përmillur. Hollohet në spirale 40 centimetra dhe pritet në 16 pjesë-toptha.
  4. Njëkohësisht shtrihen nga dy toptha.
  5. Gjysma e njërit zhytet në vaj, bashkohet me topthin tjetër dhe tëhollohen në madhësi pjate.
  6. Njëlloj veprohet me tërë brumin. Fërgohen në tigan me fund masiv pa yndyrë.
  7. Nxehet tigani dhe piqet njëra anë 1 minutë, njëkohësisht dy palpetë përnjëherë.
  8. Vendosen në pjatë dhe njëlloj veprohet me të tjerat.
  9. Çdo palpetë ndahet lehtë dhe me të mbështillet mishi i patës i pjekur në mënyrë kineze ose edhe llojet e mishrave të tjerë të prerë në fije.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
08/06/2017
250 gr
miell
2 dcl
ujë të valë
3 lugë
vaj susami ose bajame
kripë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *