Piroshka

  1. Brumi: Mbushni një enë me ujë të vakët, dhe nëse përdorni aditiv, spërkatni pak. Përzieni për tu kombinuar dhe lëreni derisa të shkumëzojë, 5-10 minuta.
  2. Në një enë të madhe mikseri kombinoni së bashku miellin, sheqerin, aditivin, vezën, margarinën, kripën dhe ujin duke formuar kështu brumin.
  3. Nëse është i thatë, shtoni dhe pak më shumë ujë. Në një sipërfaqe të pluhurosur me miell gatuani brumin derisa të jetë i butë. Mbështjelleni dhe lëreni të ftohet në frigorifer për më së paku 1 orë.
  4. Mbushja: Merrni një tigan dhe pikojeni me pak vaj. Qëroni qepët, më pas prisni në feta dhe vendosni në tigan. Skuqni derisa të marrin pak ngjyrë.
  5. Shtoni mishin e bluar dhe përzieni, dhe fërgoni mirë derisa të theken. Kriposni me kripë dhe piper për shije më pas lëreni anash.
  6. Ngroheni furrën në temperaturë 190 gradë C. Shtroni dy letra për pjekje të lyera me pak vaj.
  7. Në një sipërfaqe të pluhurosur me miell, rrafshojeni brumin. Shtoni një lugë çaji të mbushjes me mish në qender të secilit rreth.
  8. Përdorni një prerës rrethor për ta prerë brumin në rrathë. Bashkoni anët e brumit për të fituar formë gjysmë hëne. Pasi t’i keni formuar, vendosni në fletën për pjekje. Përsëriteni të njëjtën gjë me rrathët e mbetur.
  9. Më pas lyeni me vezë përmbi. Nëse dëshironi mund t’i spërkasni me fara susami. Pjekni në furrën e ngrohur për 18-20 minuta. Shërbeni menjëherë. Ju bëfshin mirë!

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
17/04/2017
1 ¾ lugë çaji
aditiv
250 gr
miell universal
1 lugë gjelle
sheqer
1
vezë e vogël
2 ½ lugë gjelle
margarinë
¼ lugë çaji
kripë
3 ½ lugë gjelle
ujë të ftohtë
½ lugë gjelle
vaj
125 gr
mish i bluar
½
qepë
1
vezë e rrahur
fara susami
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.