Petulla Korçe

Bëjmë pallaçinkat. Zëmë brumi me miell, kripë, vaj dhe qumësht. Qumështin e shtojmë me sy, aq sa të bëhet një masë jo shumë e trashë, as e lëngshme fare sepse nuk lidhet.

I pjekim në tigan, një nga një.

Në fillim përgatisim shëllirën e aromatizuar: Pastaj në një tigan vëmë gjalpin të nxehet pak, shtojmë aty hudhrat e grira, i skuqim lehtë derisa të marrin ngjyrë të artë po nuk i lëmë të digjen.

I hedhim ujin,shëllirën dhe menderzën (nenexhikun) e lëmë të ziejë ca.

Marrim një tavë me diametrin e petëve, e lyejmë me gjalpë. Bëjmë gati mbushjen,me djathë të thërrmuar ose gjizën e përzier me kajmak e pak kripë.

Marrim petët, i lagim një nga një, shtrojmë në tavë petën e lagur, djathin, përsëri pak mendërz dhe e spërkasim me arra e kështu me radhë deri sa të mbarojë.

E presim në copa dhe i pjekim ne furrë për t’i pjekur për rreth 15-20 minuta në 200

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
30/06/2017
800 gr
miell
Kripë
3 lugë
vaj
1 filxhan
shëllirë djathi
Mendërz të thatë
4-5
thelpinj hudhër
2 filxhanë
ujë
3-4 lugë
gjalpë
1
grusht arra
Qumësht sipas nevoje
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.