Perime të tymosura

- Ngrohni një tavë në temperaturë mesatare dhe një tigan në tempertaurë të lartë. Ideja është që të punojmë në grumbuj të ndarë.
- Filloni me fërgimin e perimeve në tigan. Qëroni qepët në copa të vogla, fërgoni për 3 minuta, pastaj vendosni në tavë bashkë me 2 lugë vaj ulliri, farat e zeza, piperin, kakaon, dhe gjalpën e kikirikut, si dhe përzieni herë pas here.
- Prisni specat në copa të trasha 1 cm, hiqjani farat pastaj vendosni në tigan, si dhe i copëtoni edhe patatet e ëmbëla në copa të trasha 2 cm (mos ia heqni lëvoren për arsye të përfitimeve të shëndetshme).
- Fërgoni këto të gjitha në tigan pastaj zhvendosni në tavë. Më pas prisni imët degëzat e koriandrës dhe shtoni edhe ato në tavë.
- Ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë C. Thani fasulet në një sitë mbi tavë ashtu që t’i largojë lëngjet, pastaj vendosni në një shtresë të rrafshët të tiganit. Keni besim dhe lëni pa u përzier derisa të fillojnë të digjen, pastaj shtoni perimet. Hidhni domatet e konservuara duke i ndarë me një lugë.
- Përzieni mirë, vendosjani kapakun pastaj lëreni ashtu për një orë, apo derisa të trashen, duke i trazuar herë pas here.
- Ndërkohë pastroni patatet, shponi, pjekni për 1 orë, apo derisa të forcohen nga jashtë dhe të fryhen në mes.
- Para se ta shërbeni copëtoni mirë gjethet e koriandrës dhe përzieni bashkë me specat, provojeni nëse është kriposur mjaftueshëm.
- Prisni përmes secilën patate ashtu që ato të hapen pastaj grimcojeni djathin dhe ndajeni në dy pjesët duke i mbushur mirë. Merrni të gjitha përveç gjetheve të marullës, për t’i shërbyer me djath dhe speca, ndërsa disa gjethe të marullës lini për një porcion me kos.
Postuar nga |
Shkurta |
Postuar me |
01/06/2017 |
2 |
qepë |
vaj ulliri |
|
1 lugë çaji |
fara të zeza |
2 lugë çaji |
piper i bluar |
2 lugë çaji |
pluhur kakaoje |
1 lugë gjelle |
gjalpë kikiriku |
2 |
speca të freskët |
3 |
speca të mëdha me ngjyra të përziera |
2 |
patate të ëmbëla, secila nga 300 gr |
1 tufë |
koriandër e freskët |
2 enë x400 |
fasulesh |
3 enë x 400 gr |
patate |
8 |
patate të vogla të çara |
140 gr |
djath çedre |
4 |
gjethe të vogla marulle |
8 lugë gjelle |
jogurt natyral |
Shto tek të pëlqyra
(0)
Shto tek të pëlqyra
Printo recetën

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.