Patëllxhanë me qepë të karamelizuara

  1. Fillimisht kriposni me kripë patëllxhanët më pas skuqni në vaj ulliri derisa të theken më pas lërini anash.
  2. Skuqni qepën derisa të marrin ngjyrë kafe. Pastaj shtoni 1 lugë çaji mentë të thatë me hudhër dhe përizeni.
  3. Shtoni patëllxhanët, kriposni me kripë e piper dhe turmerik. Hidhni ujë të nxehtë mjaftueshëm sa për t’i mbuluar patëllxhanët.
  4. Gatuani për 15 minuta në temperaturë mesatare.
  5. Skuqni mentën e mbetur në pak vaj. Ndaleni temperaturën dhe lëreni anash.
  6. Përzieni kremën me 2 lugë gjelle ujë dhe hidheni tek patëllxhanët, pastaj hidheni në pjatë për shërbim. Zbukurojeni me mentë.
Tags:PatëllxhanëQepë
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
04/05/2017
2
patëllxhanë të mëdhenj
2
qepë mesatare
2 lugë gjelle
mentë e thatë
4
thelpinj të grimcuar hudhre
½ lugë çaji
pluhur turmeriku
½ lugë çaji
piper i zi i bluar
kripë për shije
4 lugë gjelle
kremë e trashë
vaj ulliri
ujë i nxehtë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *