Patëllxhanë dhe domate të marinuara

- Fillimisht shpërlani domatet dhe patëllxhanët pastaj thani me një letër tharëse, pastaj prisni në feta dhe lini anash.
- Hidhni 1 lugë gjelle vaj në tigan dhe nxeheni atë në temperaturë mesatare pastaj shtoni në tigan patëllxhanin e prerë dhe skuqni rriskat për 6 minuta derisa të theken.
- Rrokullisni patëllxhanët në anën tjetër dhe vazhdoni t’i gatuani edhe për 6 minuta të tjerë.
- Kur patëllxhanët të jenë zhytur në vaj gjatë skuqjes, shtoni edhe një lugë çaji vaj ulliri gjatë rrotullimit.
- Merrni një pjatë të shtruar me letër tharëse dhe shtroni patëllxhanët e skuqur ashtu që letra të absorbojë yndyrën e tepërt të tyre.
- Përsëriteni të njëjtën gjë derisa të gjitha pjesët e patëllxhanit të skuqen.
- Merrni një grimë të hudhrës së shtypur dhe me gishtat tuaj shpërndajeni mbi fetat e patëllxhanëve dhe domateve. Lëreni anash.
- Merrni një tenxhere me kapak të madhësisë mesatare, shpërndajeni pak hudhër të shtypur në fundin e tenxheres dhe spërkatni me koprën e copëtuar dhe majdanozin.
- Tani filloni të shtrini patëllxhanët dhe domatet. Shtroni një shtresë fetave të patëllxhanëve por sigurohuni që të mos bllokohen.
- Spërkatni me pak kripë mbi patëllxhanë, pastaj me piper të zi të bluar sa për shije. Përfundojeni shtresën me pak kopër dhe majdanoz.
- Bëjeni të njëjtën gjë me domatet dhe përsëriteni derisa të gjitha perimet të shtrohen në tenxhere.
- Spërkatni me kripë, piper, kopër dhe majdanoz të copëtuar.
- Mbulojeni me kapak dhe mbajeni në temperaturë dhome për 4 orë para se ta shërbeni.
- Patëllxhanët dhe domatet e marinuara mund të ruhen në frigorifer deri në 7-8 ditë.
Postuar nga |
Shkurta |
Postuar me |
19/04/2017 |
2 |
patëllxhanë të mëdhenj |
2 |
domate të mëdha |
5 |
thelpinj hudhre të shtypur |
½ gotë s |
majdanoz i copëtuar imët |
½ gotës |
kopër e freskët e copëtuar imët |
1 lugë çaji |
kripë e trashë |
1 lugë çaji |
piper i zi i bluar |
3-4 lugë gjelle |
vaj ulliri |
Shto tek të pëlqyra
(0)
Shto tek të pëlqyra
Printo recetën

Leave a Reply