Patate të pjekura të mbushura (në katër mënyra)

- Së pari ngroheni furrën në temperaturë 190 gradë C pastaj pastroni patatet dhe mbuloni me folie. Pjekni për 1 orë derisa të zbuten. Prisni një X të madh në patate dhe bëni një hapje. Mbusheni me njërën nga mbushjet e mëposhtme..
- Mbushja 1: Hidhni në një tigan salcën dhe proshutën, më pas përzieni. Përgatiteni në temperaturë mesatare derisa masa të nxehet. Pastaj me një lugë hidheni masën në patate.
- Mbushja 2: Fërgoni në një tigan brokolli dhe kremë kuzhine, përgatiteni në temperaturë mesatare. Pastaj me një lugë hidheni në pataten e hapur.
- Mbushja 3: Hidhni 2 lugë të salcës guacamole në secilën patate. Përmbi hidhni kremë të trashë kuzhine.
- Mbushja 4: Përzieni bizelet dhe djathin së bashku në një tigan mesatar dhe ngroheni në temperaturë mesatare. Përgatiteni derisa djathi të shkrihet pastaj me një lugë mbusheni pataten.
Postuar nga |
Shkurta |
Postuar me |
23/05/2017 |
4 |
patate të mëdha |
1 kuti |
salcë domatesh |
1 gotë |
copa të gatuara proshute |
1 pako |
brokolli e copëtuar e ngrirë |
½ gotë |
kremë kuzhine |
¼ gotë |
salcë guacamole |
1 gotë |
djath i thërrmuar |
1 |
kanaçe me bizele |
Shto tek të pëlqyra
(0)
Shto tek të pëlqyra
Printo recetën

Leave a Reply