Patate me spinaq

  1. Qepën e grijmë dhe fërgojmë në vaj derisa të zbutet.
  2. Spinaqin e pastrojmë dhe pastaj e grijmë imët.
  3. Në tavën ku kemi fërguar qepën shtojmë dhe spinaqin dhe hudhrën e grirë imët.
  4. Patatet qërohen dhe grihen në feta të holla.
  5. Patatet e grira kriposen dhe piperosen.
  6. Në tavën ku do t’i pjekim shtojmë pak vaj dhe rendisim një rend patate të grira dhe një rend spinaq të fërguar me qepë.
  7. Pastaj përsipër spinaqit qesim pak parmezan.
  8. Kjo procedurë përsëritet prapë patate,spinaq dhe parmezan.
  9. Kur masa të ketë mbaruar qesim salcën beshamel. Salcën bershamel e bëjmë kur shkrijmë margarinën në një enë dhe në të shtojmë miellin. Pasi e fërgojmë për pak ,shtojmë qumeshtin dhe përziejmë derisa të trashet masa.
  10. Salca beshamel kriposet dhe piperoset dhe i qitet tavës përsipër patateve.
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
01/08/2017
1 kg
patate
250 gr
spinaq
1
qepë
2
thelpinjë hudhër
100 gr djath
parmezan
50 gr
margarinë
40 gr
miell
500 ml
qumësht
kripë
piper
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.