Oriz Meksikan

Oriz Meksikan
  1. Ngroheni furrën në temperaturë 180 gradë C.
  2. Vendosni domatet dhe qepët në një blender apo përpunues ushqimesh ashtu që të zbuten dhe të formojnë pure. Pastaj transferoni masën në një enë matëse dhe rezervoni 2 gota nga masa. Hidheni tepricën.
  3. Largoni nga specat e gjatë brinjtë dhe farat. Grimconi “mishin” dhe lëreni anash. Coptojeni specin e mbetur dhe lëreni anash.
  4. Vendoseni orizin në një kulluese dhe kullojeni derisa të largohet uji i tepërt, rreth 90 sekonda. Tundeni orizin për tu larguar uji i tepërt.
  5. Nga ky proces, do të largohen papastërtitë nga orizi kështu që nuk do të ngjitet gjatë përgatitjes.
  6. Nxeheni vajin në tigan në temperaturë mesatare për 2 minuta. Hidhni më pas oriz në tigan dhe kur të jetë gati ai do të kërcasë. Shtoni orizin dhe skuqeni duke e përzier herë pas here derisa të theket lehtësisht dhe të humbase ngjyrë, për 6-8 minuta. Kujdes që vaji të mos nxehet shumë shpejt.
  7. Uleni temperaturën, shtoni hudhrën dhe 2 speca të grimcuar dhe gatuani, përzieni herë pas here derisa të lëshojë aromë, rreth 1 ½ minuta.
  8. Përzieni me lëng mishi, masën e shtypur, salcën e domateve dhe kripën. Rriteni temperaturën dhe vendoseni për të vluar.
  9. Mbulojeni tiganin dhe transferojeni në furrë ashtu që masa të pjeket derisa lëngu të absorbohet dhe orizi të zbutet, 30-35 minuta, përzieni mirë pas 15 minutave. Përzieni me cilantron dhe specat e grimcuar për shije.

Postuar nga
Admin
Postuar me
30/03/2017
340 gr
Domate të pjekura shumë
1
Qepë e bardhë
3
Speca të gjatë
2
Gota oriz të bardhë
1/3
Gotë vaj
4
Thelpinj të grimcuar hudhre
2
Gota lëng i mishit të pulës
1
Lugë gjelle salcë domatesh
1 ½
Lugë çaji kripë
½
Gotë cilantro e freskët e copëtuar
1
Limon i gjelbërt
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *