Oriz grek me perime

Coptoni qepën, karrotën dhe specat. Grimconi hudhrën imët.

Merrni një tigan dhe derdhni vajin e ullirit në të. Fërgoni qepën në temperaturë mesatare.

Shtoni specin, karrotën dhe hudhrën e grimcuar. Fërgoni derisa akrrota të ketë marrë ngjyrë kafe të artë.

Shtoni orizin dhe zijeni për rreth 1 minutë.

 

 

Shtoni lënkun e pulës apo perimeve, sipas zgjedhjes suaj. Shtoni kripë

Lejoni të zihet në temperaturë mesatare për rreth 20 minuta, deri kur të ketë avulluar lëngu.

Në gjysmë të zierjes shtoni bizelet. Përzijeni.

Shërbejeni të ngrohtë.

Postuar nga
Shkurta
Postuar me
02/05/2017
1 gotë
oriz i bardhë
2 gota
lëng pule apo lëng perimesh
2 lugë të mëdha
vaj ulliri
1/2
qepë
1
thelb hudhre, i grimcuar
1
karrotë
3 lugë të mëdha
bizele
2
speca
kripë
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.