Mafinsa me portokall

Mafinsa me portokall
  1. Së pari ngroheni furrën në temperaturë 180 gradë C pastaj përzieni së bashku miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje dhe kripën.
  2. Në një mikser kombinoni vajin dhe gjalpën. Rrahni me shpejtësi mesatare përzierëse tuajën, dhe kurrë nuk do të sheshitet. Shtoni kremën e thartë dhe koncetratin e lëngut të limonit dhe rrahni për disa minuta me shpejtësi mesatare.
  3. Në një tjetër enë kombinoni të bardhat e vezëve, emulsionin e portokallit, vanillën dhe ngjyrat e ushqimeve. Përzieni mirë.
  4. Duke e rrahur me shpejtësi të ultë me mikser, ngadalë shtoni masën e miellit dhe masën e kremit me vaj dhe lëreni të kombinohet ngadalë. rraheni.
  5. Shtoni ngadalë të bardhat e vezëve dhe përzieni mirë. Provojeni brumin dhe përshtateni shijen sipas dëshirës tuaj.
  6. Merrni një enë për kekë që përmban 30 hapësira për mafinsa dhe mbusheni atë me masë rreth 1/3-1/2 e hapësirës.
  7. Pjekni për 15-20 minuta derisa të jenë gati. Largoni dhe lëjoni të ftohen. Sapo të ftohen, me anë të një lugë gërryese gërryeni pak mafinsat në qendër dhe mbushni hapësirën me masën e portokallit.
  8. Mbi zbukuroni me shllag.

Postuar nga
Admin
Postuar me
07/04/2017
200 gr
Miell
200 gr
Sheqer
1
Lugë gjelle pluhur për pjekje
½
Lugë çaji kripë
¼
Gotë vaj
¼
Gotë gjalpë e zbutur
¼
Gotë kremë e thartë
1/3
Gotë koncetrat i lëngut të portokallit
3
Të bardha të vezëve të mëdha
2.5
Lugë çaji emulsion portokalli për pjekje
1
Lugë çaji ekstrakt vanille
10
Pika ngjyra portokalli të ushqimit
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *