Llokuma të mbushur me kaçkavall dhe domate

  1. I tundim vezët me sodën e bukës. Më pas i shtojmë kripën dhe jogurtin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier e ndrydhur vazhdimisht.  Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta.
  2. Më pas e marrim dhe e ndajmë në dy pjesë. Të dy pjesët i shtrijmë në tavolinën e punës dhe i hollojmë me t’hollues. I hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht.
  3. I presim domatet në rriska, I rendisim në njërën nga petët dhe u vemi parmesan të grirë sipër.
  4. Vendosim petën tjetër përmbi dhe me një gotë i presim në rrathë
  5. I shtypim anët me pirun që të mos dalin domatet dhe parmezani. E fërgojmë në vaj të ngrohtë.
  6. Mund të shërbehen për mëngjes, drekë, darkë .
Postuar nga
Shkurta
Postuar me
26/09/2017
1 kg
miell
3
vezë
50 gr
sodë buke
50 gr
kripë
3 gota
jogurt
Domate të vogla
parmesan
Printo recetën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *